Që prej datës 01.11.2021 do të pranohen vetëm dosje të plota aplikimi me të gjitha dokumentat e nevojshme.
Jeni të lutur të paraqiteni vetëm pasi të keni një doje të plotë aplikimi me të gjithë dokumentat e listuara në fletën përkatëse të informacionit. Bllokojeni takimin tuaj, nëse e dini që në momentin e paraqitjes nuk i keni të gjithë dokumentat.
Aplikimet e e personave, që megjithë dokumentacionin e paplotë këmbëngulin në pranimin e dosjes, do të refuzohen pasi të jenë mbajtur tarifat përkatëse.
Ky ndryshim është i nevojshëm pasi aktualisht rreth 80% e aplikimeve në momentin e paraqitjes janë të paplota, e kjo do të thotë për të gjithë aplikuesit kohë më të gjata pritjeje për një takim dhe afate më të gjata përpunimi.
Përmes procedurës së re shpresojmë të reduktojmë ndjeshëm kohët e pritjes në dhënien e termineve. Prej këtyre ndryshimeve përfitojnë të gjithë aplikuesit në terma afatgjatë
Aktualisht: autoriteteve gjermane u përcillen për shqyrtim të mëtejshëm vetëm dosjet e plota të aplikimeve. Pra përmes procedurës së re për aplikuesit nuk lindin disavantazhe.