Kush Jemi Ne?
Kush Jemi Ne?
Studio ligjore M&M ju ofron konsulencë dhe ndjek hap pas hapi procedurat e aplikimit për viza studimesh, pune, bashkime familjare etj., në të gjitha shtetet. çdo shtet ka specifikat e veta dhe komplekse, si dhe jo i gjithë informacioni i nevojshëm gjendet online ndaj ju duhet të konsultoheni me avokat paraprakisht në mënyrë që aplikimi të shkojë ashtu sikurse duhet!
Ne kemi një përvojë disa vjeçare në trajtimin e praktikave të emigracionit dhe çështjeve që lidhem me zbatimin dhe aplikimin e ligjit “Për të huajt”.
Studio Ligjore M&M, asiston dhe merr përsipër ndjekjen në të gjitha fazat që kanë të bëjnë me:
- Aplikimet për Leje Qëndrimi;
- Leje Punësimi;
- Aplikimet për Viza;
- Aplikimet për Shtetësi,
- Si dhe çdo praktikë e nevojshme për shtetasit e huaj që jetojnë, dëshirojnë të jetojnë apo punojnë në Republikën e Shqipërisë.
Gjithashtu, një ndër problemet kryesore që emigrantët shqiptarë kanë në lëvizjen e lirë në zonën Schengen është deportimi “Espulsi”, pra largimi i detyruar i shtetasve shqiptarë nga shtetet e zonës Schengen, për shkelje të rregullave të lëvizjes së lirë.
Heqja apo fshirja e espulsit apo dëbimit kërkon një procedure ligjore të detyruar që duhet të ndiqet nga shtetasit për fshirjen e këtij dëbimi.
Firma jonë ka një eksperiencë disavjeçare në këtë fushë dhe një staf të dedikuar vetëm për këto praktika. Ndihma jonë ligjore fokusohet drejtpërdrejtë në ndjekjen dhe zgjidhjen e çështjeve brenda afatit më të shkurtër ligjor duke ju dhënë një zgjidhje efektive.