Emigracioni dhe Levizja e lirë

Emigracioni dhe Levizja e lirë

Konsulence ligjore dhe/ose aplikime për të gjitha kategoritë e vizave për nënshtetasit shqiptarë:Si nënshtetas shqiptarë, për tu punësuar në Gjermani dhe në shtetet e tjera të Bashkimit Europian, si dhe në Kanada, USA etj., ju keni nevojë për vizë. Viza ju lejon të hyni në këto shtete dhe nëse plotësohen të gjitha kërkesat përkatëse ajo pasohet nga leja e qëndrimit që korrespondon me qëllimin e qëndrimit tuaj atje.

 

Llojet e Vizave:

  1. Vizë me qëllim punësimi

Tek kategoria e vizës për punësim bëjnë pjesë:

  • Kërkimi i një vendi pune (VETËM me diplomë universitare);
  • Au-Pair (babysitter/dado);
  • Karta Blu BE/Aplitantë me kualifikim të lartë;
  • Punësim për profesionet e pakualifikuara;
  • Shofer profesionist;
  • Infermierë (JO Ndihmës Infermierë);
  • Punonjës i kualifikuar sipas ligjit për imigrimin e punonjësve të kualifikuar (FEG) për aplikimet në Gjermani;
  • Vit social-vullnetar (Punë vullnetare);
  • Aktivitet privat (Vetpunësim).
  1. Vizë me qëllim Studimi

Tek kategoria e Studimit bëjnë pjesë:

  • Formimi profesional;
  • Vit vullnetar social;
  • Praktikë nga 6 muaj ose hospitimi;
  • Frekuentimi i shkollës;
  • Kurse gjuhe nga 6 muaj;
  1. Vizë me qëllim Bashkimi Familjar

Tek kategoria e bashkimit familjar bëjnë pjesë:

  • Me qëllim lidhje martese;
  • Me qëllim tërheqjen e bashkëshortes/ bashkëshortit;
  • Me qëllim tërheqjen e një fëmije minoren.
  1. Konsulencë ligjore dhe Informacion paraprak në lidhje me ETIAS (Sistemin e Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit në Europë).
  2. Konsulencë ligjore për çështjet e Azilit dhe Lejes së Qëndrimi për arsye humanitare në shtete të ndryshme;
  3. Konsulencë ligjore në lidhje me të drejtën e tolerancës “DULDUNG” në Gjermani;
  4. Konsulencë ligjore dhe/ ose Aplikime për Leje të përhershme të qendrimit në shtete të ndryshme dhe mundësitë e qendrimit me anë të kësaj leje në vende të ndryshme brenda Bashkimit Europian;
  5. Konsulencë ligjore lidhur me njohjen e kualifikimeve universitare në shtete të ndryshme
  6. Konsulencë ligjore lidhur me njohjen e kualifikimeve të shkollës së mesme teknike në shtete të ndryshme;
  7. Konsulencë ligjore dhe/ose aplikim për Nënshtetësinë Gjermane;
  8. Konsulencë ligjore për Lejen e Qëndrimit në Gjermani për shtetas shqiptarë të martuar me nënshtetas të Bashkimit Europian me qëndrim në Gjermani;
  9. Konsulencë ligjore zgjatja edhe për 90 dite të tjera të periudhës 90 ditore “Visum Frei” pa viza të përcaktuar nga Visa Codex;
  10. Konsulencë ligjore dhe aplikim për leje qëndrimi, për arsye pune, studimi, familjare dhe arsye të tjera referuar legjislacionit shqiptar për shtetasit e huaj.

(Shtetasit e huaj të cilët synojnë që për arsye studimi, pune, familjare apo për arsye të tjera të parashikuara në ligj të qëndrojnë në territorin Shqiptar, pas përfundimit të afatit të vizës, duhet që të aplikojnë për leje qëndrimi të cilat janë leje me afat të përcaktuar dhe leje të rinovueshme. Ky lloj aplikimi përveç plotësimit të formularëve të përcaktuar kërkon edhe depozitimin e një sërë dokumentash ligjore, për të cilat zyra jonë  angazhohet që të asistojë personat e interesuar).

  1. Konsulencë ligjore dhe aplikim dhe përfaqësim për marrjen e shtetësisë me origjinë;

 

(E drejta për të fituar shtetësinë shqiptare me origjinë parashikohet në nenin 6 të Ligjit “Për Shtetësinë”. Kjo është një drejtë, siç parashikohet në ligj, që i takon të gjitha individëve që të paralindurit e tyre në vijë të drejtë deri në shkallë të tretë i kane pasur ose i kanë me shtetësi shqiptare. Legjislacioni Shqiptar i jep mundësinë këtyre shtetasve të huaj që origjinën e tyre ta provojnë jo vetëm nëpërmjet akteve të gjendjes civile, por edhe gjyqësisht, nëpërmjet vendimeve gjyqësore).

 

  1. Konsulencë ligjore dhe aplikim për përfaqësim për marrjen e shtetësisë me natyralizim;

 

(Të gjithë shtetasit e huaj kanë të drejtë të përfitojnë shtetësinë shqiptare, nëse paraqesin kërkesë, kanë banuar për një afat të pandërprerë prej 7 vitesh, dhe plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore. Kjo e drejtë u njihet edhe të huajve që janë martuar me shtetas/e shqiptar/e për një periudhë jo më pak se 3 vjet).

  1. Konsulencë ligjore dhe aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti (për shtetasit shqiptar që jetojnë jashtë kufijve);
  2. Konsulencë ligjore dhe aplikim për Vërtetim Konsullor, i ndryshëm;
  3. Konsulencë ligjore dhe aplikim për verifikim dhe heqje ekspulsi nga shtetet e tjera të Bashkimit Europian dhe anëtare të marrëveshjes Schengen;
  4. Konsulencë ligjore dhe aplikim për marrjen e Lejes së Punës,
  5. Konsulencë ligjore dhe aplikim për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim.

 

Bej Subscribe per informacionet me te fundit